Dorëheqjet e drejtorëve të Shkodrës/Ikin burrat, vijnë gratë - Bota Sot
Dorëheqjet e drejtorëve të Shkodrës/Ikin burrat, vijnë gratë

Shkodra

Dorëheqjet e drejtorëve të Shkodrës/Ikin burrat, vijnë gratë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 13:14
Ilustrim

Pas udhëzimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtoreve të Shkodrës dhe zëvendësimin e tyre me drejtuese gra, kane ardhur edhe dorëheqjet e para. Deri mw tani janë disa drejtorë që kanë paraqitur dorëheqjet e tyre, duke i hapur rrugë, kandidaturave të reja.

Ata pritet te zëvendësohen me gra, anëtare të Partisë Socialiste të Shkodrës. Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani tha se disa prej drejtorëve në Shkodër kanë nisur të zbatojnë urdhrin e kryeministrit Edi Rama.

Në total janë 16 drejtori që udhëhiqen nga burrat dhe tashmë disa prej tyre janë larguar, për t’iu hapur rrugë femrave.  Deri më tani janë 8 drejtues, që kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre, ndërsa drejtorit të spitalit rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti, nuk i është pranuar dorëheqja. Ai po vazhdon detyrën.

Ndërkohë, shkodranët e kanë cilësuar si një situatë komike, vendimin e marrë nga Kryeministri, por ka pasur edhe reagime ku ata kërkojnë që drejtoritë të ndahen 50% me 50%. Por ka pasur edhe reagime ku shkodranët duan që drejtuesit të jenë profesionalë dhe jo politik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...