Kalimi i paligjshëm i kufirit kundrejt fitimit, në pranga dy persona - Bota Sot
Kalimi i paligjshëm i kufirit kundrejt fitimit, në pranga dy persona

Shkodra

Kalimi i paligjshëm i kufirit kundrejt fitimit, në pranga dy persona

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Blutë e Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas të cilët po transportonin 3 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Këta të fundit po transportonin me qëllim dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, tre shtetasit e huaj të vendeve të treta, në drejtim të Malit të Zi e me pas në vendet e BE.

Njoftimi

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Policia arreston në flagrancë dy shtetas të cilët po transportonin 3 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët falë një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme/Shkodër dhe S. G., 25 vjeç, banues në fshatin Dragoç/Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Shkodër- Malësi e Madhe, me automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me shtetasin S. G., po transportonin me qëllim dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, tre shtetasit e huaj të vendeve të treta, në drejtim të Malit të Zi e me pas në vendet e BE.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...