Covid-19, një tjetër rast në Shkodër/ Dyshohet se u infektua prej të afërmit që ishte kthyer nga Italia

Shkodra

Covid-19, një tjetër rast në Shkodër/ Dyshohet se u infektua prej të afërmit që ishte kthyer nga Italia

Më: 27 mars 2020 Në ora: 12:12
Ilustrim

Një tjetër rast me Covid-19 është shënuar në Shkodër. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin A.F, nga bashkia Vau i Dejës, i cili ka rezultuar pozitiv.

Dyshohet se A.F mund të jetë infektuar nga një i afërm i tij, me historik udhëtimi në Itali, i cili është kthyer në Shqipëri 2 javë më parë. Aktualisht po gjurmohen personat e kontaktit, ndërsa familjarët gjenden në vetëkarantinim.

Ndërkohë 3 testet e tjera të kryera në Shkodër kanë rezultuar negative. Zyrtarizimi i rastit pritet të bëhet nga Ministria e Shëndetësisë në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat