Shkrumbohen barakat e romëve në Shkodër, mister shkaqet e zjarrit

Shkodra

Shkrumbohen barakat e romëve në Shkodër, mister shkaqet e zjarrit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:49
Ilustrim

Të paktën katër baraka të komunitetit rom në Shkodër janë djegur plotësisht nga zjarri.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa është e paqartë rënia e zjarrit.

Zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Ata që ndodheshin aty në ato momente janë larguar me shpejtësi për të shmangur ndonjë tragjedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat