Vandalizimi i selisë së PS-së, disa të shoqëruar në Shkodër, u kapën nga kamerat e sigurisë

Shkodra

Vandalizimi i selisë së PS-së, disa të shoqëruar në Shkodër, u kapën nga kamerat e sigurisë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 21:31
Pamje nga protesta

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në orët e mbrëmjes disa persona për pjesëmarrjen në protestën e sotme dhe vandalizimin dhe djegien e materialeve të selisë së PS.

Burime për Ora News bëjnë të ditur se janë disa të shoqëruar të cilët po merren në pyetje.

Mes të shoqëruarve ka edhe persona të cilët janë konstatuar në pamjet filmike të siguruara nga policia, si persona që dhunojnë pronën publike dhe seline e PS.

Ende nuk dihet numri i saktë i të shoqëruarve, por mesohet se policia po vijon kqyrjen e pamjeve dhe hetimin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat