Qëlluan me armë drejt një banesë/ Arrestohet pas një viti njëri nga autorët, në kërkim i vëllai i tij

Shkodra

Qëlluan me armë drejt një banesë/ Arrestohet pas një viti njëri nga autorët, në kërkim i vëllai i tij

Më: 12 janar 2021 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në njoftimin e policisë thuhet se në pranga u vu shtetasi A. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 15.01.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 08.01.2020, në fshatin Grudë, Shkodër, ku shtetasi A. K. dhe vëllai i tij shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese”, sqaron policia.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit N. K.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat