Moti i keq shkakton probleme në fshatrat e përmbytura të Shkodrës

Shkodra

Moti i keq shkakton probleme në fshatrat e përmbytura të Shkodrës

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Krahas përmbytjeve të javëve të fundit, në fshatrat e Shkodrës ka probleme të shumta të energjisë elektrike si pasojë e motit të keq.

Një sërë fshatrat nuk kanë energji mëngjesin e sotëm, ndërsa problematike është situata edhe në qarkullimin nëpër rrugë.

Njoftimi i emergjencave:

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Dajç datë 14.02.2021

Hidrometri shënon 6.70.cm.

❌ 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

❌ Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 140 cm në rrugë.

❌ Shtëpi të përmbytura 9, por uji i ka liruar.

❌ Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

❌ Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija-Suka Dajç.

❌ Është e pakalueshme rruga Belaj-Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.

❌ Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

❌ Në rrugën kryesore të Dajçit eshte veshtiresuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura, po ashtu edhe në rrugën Dajç rruga nacionale Shkodër- Velipojë.

❌ Kerkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

❌ Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.

✅ SPZ e zonës në gatishmëri .

✅ Qendrat shendetësore në gatishmëri

✅ Energji elektrike kemi, me  nderprerje te herpashershme.

❌ Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

❌ Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është emergjente.

[08:45, 2/14/2021] +355 67 439 5639: Situata e përmbytjeve në Nj.A. Velipojë për datën 14.02.2021

❌ Sipërfaqe toke 350 ha të përmbytura në fshatrat Luarz ,Ças, Baks i Ri dhe Reç i Ri.

❌ Fshati Mali Kolaj nuk furnizohet me ujë për shkak të largimit të pompave nga rreziku i përmbytjes.

❌ Shtëpi të përmbytura nuk ka.

❌ Prezencë uji ne oborre 8 shtepi

❌ Energji elektrike nuk ka në të gjithë territorin.

✅ Qendrat shendetësore gatishmëri.

✅ SPZ e zonës në gatishmëri.

❌ Rruga nacionale është e bllokuar nga bora dhe akulli nga Baksi i ri deri në Plazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat