Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Shkodër

Shkodra

Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Shkodër

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 23:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se drejt një 25 vjeçari sot ishte shtënë me armë zjarri në lagjen “Partizani”, në Shkodër.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”.

“Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat