Uji 1.5 metra në shtëpi, njoftuam shtetin na tha s'kemi çfarë tju bëjmë" Përmbyten shtëpitë në Bardhaj, Shkodër

Shkodra

Uji 1.5 metra në shtëpi, njoftuam shtetin na tha s'kemi çfarë tju bëjmë" Përmbyten shtëpitë në Bardhaj, Shkodër

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 12:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një stuhi shiu përmbyti fshatin Bardhaj në Shkodër.

 Uji hyri në dhjetëra shtëpi, duek shkaktuar dëme të mëdha.

Banorët thonë se goditja për ta ka qenë e madhe, ndërsa akuzojnë strukturat shtetërore se nuk iu përgjigjën për ndihmë.

“Çfarë kam pasur brenda në shtëpi mi ka dëmtuar të tëra. Më ka marrë para makinën më ka dëmtuar çdo gjë. Shteti nuk ka pastruar kanale prej 30 vitesh. Kam njoftuar policinë dhe më tha nuk kam punëtorë”

“Shikoni si janë mbyllur kanalet. Kjo nuk është katastrofë natyrore por njerëzore. Nuk I bie askush prapa”  thonë banorët.

“Na ka hyrë uji një metër e gjysmë. Ishim duke u mbytur. Njoftuam shtetin por shteti na tha nuk kemi çfarë të bëjmë”

Kamerat e sigurisë së bizneseve tregojnë pedonalen e qytetit të kthyer në një lumë.

Bashkia Shkodër ka nxjerr grupet e punës në terren dhe po bën vlerësimet përkatëse. Gjatë të shtunës intensiteti reshjeve ka qënë më i ulët në territorin e bashkisë.

“Flitet për një bllokim të rrugëve në të gjithë qytetin”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat