Operacion anti-kanabis në Shkodër, 10 gra në mesin e 16 të arrestuarve

Shkodra

Operacion anti-kanabis në Shkodër, 10 gra në mesin e 16 të arrestuarve

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Operacioni i koduar ‘Qarku’ i finalizuar nga Policia e Shkodrës zbuloi një shtëpi që brenda kishte kanabis e që çoi në pranga 16 persona e shpalli në kërkim një tjetër.

Mes të arrestuarve ishin 10 gra, roli i të cilave dyshohet se ishte përpunimi i lëndës narkotike në banesën e përshtatur për kultivim, në pronësi të Pjetër Gjonit, gjithashtu i arrestuar.

Ky i fundit është personi i cili siguronte lëndën narkotike e cila fillimisht përpunohej nga gratë e arrestuara e më pas hidhej në treg.

191 kilogramë kanabis dhe 456 bimë narkotike u gjetën dhe sekuestruan në total nga uniformat blu në 4 fazat e operacionit ‘Qarku’.

Nga këto 86 kilogramë kanabis u kapën në shtëpinë e zbuluar një ditë më parë, ku gjithashtu u sekuestruan dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat