Shkodra e zhytur nën ujë, ujësjellësi Oblika 1 jashtë fuksionit

Shkodra

Shkodra e zhytur nën ujë, ujësjellësi Oblika 1 jashtë fuksionit

Më: 22 janar 2023 Në ora: 09:59
Shkodër

Për shkak të motit të keq, në Shkodër, janë 1220 Ha tokë e përmbytur ndërsa ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.10 e pandryshuar, ndërsa niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 8.45 m me një rritje prej 20 cm.

Sipërfaqja totale e përmbytur ne Bashkinë Shkodër është 1220 Ha, e rritur me 100 Ha.

Njësia Administrative Ana e Malit 1200 Ha e përmbytur, rruga e Obotit ka prezence uji 65 cm, e rritur me 5cm me orën 18.00 e datës 21.01.2023, teksa ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat