Qentë terrorizojnë Shkodrën! Janë shtuar në rrugë, dyshime se janë dërguar nga bashki të tjera

Shkodra

Qentë terrorizojnë Shkodrën! Janë shtuar në rrugë, dyshime se janë dërguar nga bashki të tjera

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 13:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Turma të mëdha qensh endacakë lëvizin çdo mbrëmje rrugëve të Shkodrës.

Numri i tyre është shtuar frikshëm gjatë ditëve të fundit dhe i kalon 1500. Nuk janë këlyshë të vegjël por qenë në moshë madhore, prandaj dyshohet se janë sjellë nga bashkitë e tjera.

“Nuk ka një shtim nga popullata e qenve që ka qenë në rrugët e qytetit, por kjo vjen si rezultat i prurjeve nga bashkitë e tjera. Numri i qenve mund ta kalojë numrin 1000”, thotë Alban Sekja, drejtor i Bujqësisë në bashkinë Shkodër.

Rubin Piranaj, është mjeku veteriner që prej 8 vitesh bashkëpunon me shoqatat e ndryshme vullnetare për sterilizimin e kafshëve të rrugës.

“Nuk kanë matrikullin tonë, nuk kanë shenjën dalluese te veshi sikurse e kemi ne në qytetin e Shkodrës. Janë të gjithë të pasterilizuar. Mënyra e konvertimit të tyre në qytet është ndryshe nga qentë tanë”.

Edhe për qytetarët e Shkodrës, kafshët janë kthyer në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat