Tritol në oborrin e zyrave të OSHEE-së në Shkodër, dalin informacionet e para

Shkodra

Tritol në oborrin e zyrave të OSHEE-së në Shkodër, dalin informacionet e para

Më: 5 mars 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në oborrin e zyrave të OSHEE-së, në fshatin Bushat, Vau i Dejës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE-së, të parkuara në oborr.

Policia ka bërë me dije se grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje vijon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat