Zgjedhjet lokale/ Meta me tone optimizmi: Më 14 maj do të fitojmë në Shkodër

Shkodra

Zgjedhjet lokale/ Meta me tone optimizmi: Më 14 maj do të fitojmë në Shkodër

Më: 6 prill 2023 Në ora: 14:53
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur optimist për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë një video nga Shkodra, bashkë me kryebashkiakun Bardh Spahia, ku shkruan se më 14 maj shkodranët do i japin fitore koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Postimi i plotë:

Ashtu siç isha plotësisht i bindur kur firmosa si President dekretin e zgjedhjeve të 6 Marsit, të njëjtën bindje dhe besim kam tek fitorja e jashtëzakonshme, frymëzuese e Shkodrës më 14 Maj me Kryebashkiakun Bardh Spahia.

Besimplotë për vlerat dhe dashurinë që qytetarët shkodranë kanë për lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor.

Bashkë🤝Fitojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat