Rama kërkon votën në Shkodër: Kemi dy projekte të mëdha, me Benetin i mbarojmë më shpejt

Shkodra

Rama kërkon votën në Shkodër: Kemi dy projekte të mëdha, me Benetin i mbarojmë më shpejt

Më: 12 maj 2023 Në ora: 18:54
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama bëri mbylljen e fushatës në Shkodër nga ku premtoi se janë dy projekte të mëdha për qytetin për të cilat do të zhvillohen më shpejt nëse Benet Beci zgjidhet kryebashkiak më 14 maj.

Rama tha se me projektet e reja, qytetet e tjera të zhvilluara do ta kenë zili Shkodrën, e cila i ka pasur gjithmonë kapacitetet dhe nuk është në nivelin e duhur të zhvillimit.

“Nëse neve na jepet mundësia që ta bëjmë atë projektin e hyrjes së Shkodrës, të kompleksit turistik me marinën me amfiteatrin në këmbët e kalasë, pjesën e ndërhyrjes tek liqeni nga Zogaj në Shirokë, dhe pastaj nuk do jetë Shkodra që do ketë zili Vlorën apo që do shohë me zemër të thyer Korçën apo ku di unë. Do jenë ato që do kenë zili Shkodrën. Kemi 2 programe të mëdha investimesh. Nëse marrim drejtimin me Benetin, i bëjmë shumë më shpejt, nëse do merremi jo më jep lejen jo prit të vijnë zgjedhjet, do të vonohet Shkodra, zhvillimi dhe ekonomia. Duhet të jesh i verbër të mos e shohësh. Është dita më 14 maj për të votuar pa komplekse, ata që s’duan të dëgjojnë i them rrini në shtëpi mos dilni fare. Zotit Berisha i ka humb vula i ka humb partia s’është fare ne fletën e votimit. Ça është kjo tani. Midis Likes dhe meje, prap Liken do zgjidhni a jeni në vete? Demokratë që do shkojnë atje për inatin tim dhe për inat të ardhmes, inat të moshuarve, inat të pastërtisë dhe ndriçimit, do të thonë atje bashkë fitojmë me Like Floririn.

Do çohen shpirtrat e atyre që kanë ik në bot tjetër me plagët nga torturat dhe do thonë ej “o nipa dhe mbesa a jeni në vete, pse mo për Liken u vram ne, me Liken do luftoni komunizmin që nuk ekziston”. E vetmja mënyrë të bëhet të rezistojë e djathta është me hap rrugën se është rruga e mbyllur. Unë për atë punoj që opozita të jetë e dobët por në fund nuk është faji im, ata çfarë bëjnë. Dita e parë në parlament, un në foltore lexoj programin e qeverisë, fjalia e par atyre Edi Rama të japë dorëheqjen. Nëse keni ardhur me këto mend do të dëgjoni programin e mandatit të tretë, duhet të nxirrni pse e humbni. Të ndryshojë Puka Fushë Arrëzi, Vaju i Dejës e mos të ndryshojë Shkodra, këtë nuk di ku ta vej, as në qiell as në tokë nuk rri. Ta bëjmë Shkodrën zemrën e gjithë Shqipërisë”-tha Rama nga Shkodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat