I shpallur në kërkim për grabitje me armë dhe plagosje, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Shkodra

I shpallur në kërkim për grabitje me armë dhe plagosje, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes DVP Shkodër dhe Interpol Tirana, u organizua operacioni policor i koduar “Xhabija”, për kapjen e shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në lagjen ‘’Xhabije’’, Shkodër, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

Agron Ndoci 38 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali, më datë 08.05.2023, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat