Festa e liqenit të Shkodrës/ Dallgët dhe moti i keq pengojnë gjysmën e eventeve

Shkodra

Festa e liqenit të Shkodrës/ Dallgët dhe moti i keq pengojnë gjysmën e eventeve

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 15:50
Festa në Shkodër

Festa e Liqenit të Shkodrës, mblodhi këtë fundjavë në veri të vendit, turist, të apasionuar pas natyrës, ekspert të kulinarisë si dhe qytetare shkodranë për të promovuar bukuritë e liqenit, gatimet tradicionale, biodiversitetin dhe sportet ujore por kushtet atmosferike, e prishen disi festen.

Moti i keq e bëri të pamundur zhvillimin e garave të notit dhe ëaterpolit ndërsa me guximtarët, vendosen të garojnë në kanotazh.

Fotografi Jetmir Troshani, thotë se liqeni i Shkodrës ka një pasuri të pafundme ujore, e cila duhet vizituar nga afër.

“Mendoj se tërheqim një vëmendje të madhe e të rëndësishme duke i bërë drejtësinë e duhur vendit ku jetojmë. Kemi një përrallë të vogël në Liqenin e Shkodres, dallëndyshja faqebardhë që gjendet vetëm në Shkodër”- tha Jetmir Troshani, fotograf.

Krapi i liqenit, është i pazëvendësueshëm tek gatimet shkodrane.

“Gatimi më i kërkuar është tava e krapit, zakonisht turistat dhe ata që nuk janë shkodranë e kërkojnë shumë se ka emrin e madh. Mbesin gjithmonë shumë të kënaqur.”-tha Aldi Shabaj, shef kuzhine.

Festa është konceptuar si një ftese për të gjithë qytetaret dhe turistet për të vizituar Shkodrën dhe bukuritë natyrore të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat