Lirimi i hapësirave publike, policia aksion në Shkodër

Shkodra

Lirimi i hapësirave publike, policia aksion në Shkodër

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 11:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka nisur në Shkodër një aksion për lirimin e hapësirave publike.

Pas paralajmërimit nga bashkia Shkodër për qytetarët për të liruar hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme dhe afatit 5 ditor tashmë, ka nisur puna për lirimin e rrugëve dhe trotuareve nga çdo objekt i paligjshëm.

Ky aksion do vijojë në gjithë qytetin deri në lirimin e plotë të hapësirave publike.

Detaje më të hollësishme nuk janë dhënë për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat