Lirohen hapësirat publike në Shkodër; bizneset nuk kundërshtojnë aksionin e bashkisë

Shkodra

Lirohen hapësirat publike në Shkodër; bizneset nuk kundërshtojnë aksionin e bashkisë

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 15:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas paralajmërimit dhe afatit 5 ditor, në Shkodër nisi aksioni i gjerë për lirimin e hapësirave publike.

Grupet e punës të mbështetura nga policia bashkiake dhe ajo e rendit zbarkuan në terren nga qendra për t’u shtrirë në periferi.

Bizneset ju bindën në masë këtij aksioni, por kishte edhe prej atyre që nuk u pajtuan me nismën.

Biznesi: Shteti duhet me ardh me na lajmeru.

Bashkia: Problemi eshte qe perpara se te dilni dhe zini hapesiren publike duhet te shkoni te interesoheni si veprohet.

Gjatë 5 ditëve të afatit të lënë reaguan 43 subjekte që kërkuan në bashki lejen për ushtrim aktiviteti në këto hapësira, duke paguar tarifat përkatëse.

Aksioni per lirimin e hapesirave publike nga bashkia e kryeqendres se veriut pritet te zgjase per disa dite me radhe dhe ne permbyllje te tij do te behet nje bilanc i plote i siperfaqes se liruar por dhe i bizneseve qe do te pajisen me leje per shfrytezimin e ketyre hapesirave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat