Ndërron jetë çifti i bashkëshortëve, u aksidentuan dje me motor në aksin Shkodër-Koplik

Shkodra

Ndërron jetë çifti i bashkëshortëve, u aksidentuan dje me motor në aksin Shkodër-Koplik

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Ndërrojnë jetë në Spitalin e Shkodrës çifti i bashkëshortëve Adem dhe Sadije Sula që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik.

Ato po udhëtonin me motor dhe janë përplasur nga një autobus që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike.

Si pasojë e përplasjes ato kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve megjithë ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha.

Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat