Të shtënat në Shkodër, në vendngjarje gëzhoja nga dy armë të ndryshme

Shkodra

Të shtënat në Shkodër, në vendngjarje gëzhoja nga dy armë të ndryshme

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen “Xhabie”, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Policia në reagimin zyrtar tha se ka qenë një person, i cili ka qëlluar me armë, por në fakt vendi i ngjarjes tregon krejt të kundërtën. Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se janë gjetur dy lloje gëzhojash, përkatësisht gëzhoja automatiku dhe gëzhoja pistolete të llojit TT.

“Në vendngjarja janë gjetur dy lloje gëzhojash. Gëzhoja kallashnikovi dhe pistolete. Në komunikatën e policisë thuhej se ka qëlluar një person i dyshuar, që quhet Nelson Mema. Ai nuk kishte rekord  kriminal sipas verifikimit të emrit. Nelson Mema ka qenë më automjet kur ka shtënë me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy lloje gëzhojash”, raporton gazetari.

Referuar informacioneve, gazetari raporton se në përplasje me armë janë përfshirë dy palë, ku njëra është larguar me automjet dhe tjetra në këmbë. Dëshmitarët dhe banorët e lagjes thonë se kanë dëgjuar të shtënat dhe kundërpërgjigja me armë zjarri pistoletë ka qenë shumë e shpejtë.

“Ka pasur një breshëri automatiku dhe më pas katër herë të shtëna me armë zjarri pistoletë. Nuk raportohet për persona të plagosur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat