Ndërruan jetë burrë e grua në një aksident me motorr, arrestohet drejtuesi i autobusit

Shkodra

Ndërruan jetë burrë e grua në një aksident me motorr, arrestohet drejtuesi i autobusit

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Specialistët e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.

Pasi më datë 08.07.2023, rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Koplik – Shkodër”, në fshatin Shtoj i Ri, autobusi që drejtohej nga 37-vjeçari, është përplasur me motomjetin me të cilin lëvizte shtetasi A. S., 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. S., 80 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasit A. S. dhe S. S. kanë humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat