“Jap sa para të duash, vetëm vrite”/ Detajet nga arrestimet, autorët i shkuan viktimës në varrim

Shkodra

“Jap sa para të duash, vetëm vrite”/ Detajet nga arrestimet, autorët i shkuan viktimës në varrim

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 12:35
Gjin Ndoj, i vrarë në vitin nga 2020 nga grupi kriminal i arrestuar nga SPAK.

Detajet nisin të dalin nga arrestimet e bujshme të SPAK ditën e djeshme, ku arrestua ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasannega, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe të tjerë.

Janë zbuluar pjesë nga përgjimet e bëra, ku biznesmeni Gjoka bën plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i tregon se për të kryer vrasje kishte kontaktuar disa persona të huaj, por më vonë prokuroria ka arritur të vërtetojë se vrasjet i kanë kryer shqiptarët.

Ndërkohë, në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Në biseda, Pëllumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen, vetëm vrasja të kryhet. Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020-ën të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.

Nga dosja e prokurorisë thuhet se vrasja u porosit nga Ervis Martinaj, por ndërmjetës ishte Pëllumb Gjoka. Ekzekutimi u bë nga Behar Bajri dhe një i huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat