Plagoset me armë një person në Shkodër, policia rrethon zonën, detajet e para

Shkodra

Plagoset me armë një person në Shkodër, policia rrethon zonën, detajet e para

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 13:25
Policia

Plagoset me armë zjarri një 47-vjeçar në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se Fatmir Odri nga fshati Xhan i Shkodrës ka mbërritur i plagosur në spital dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal te ish-Sanatoriumi në Shkodër dhe 47-vjeçari ka marrë një plumb në shpatull.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, teksa ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat