Vodhi automjetin në Velipojë dhe e braktisi në Vaun e Dejës, policia në kërkim të hajdutit

Shkodra

Vodhi automjetin në Velipojë dhe e braktisi në Vaun e Dejës, policia në kërkim të hajdutit

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 12:30
Policia e Shkodrës

Policia e Shkodrës është vënë në ndjekje të një 29-vjeçari, i cili akuzohet për vjedhjen e një automjeti 2 ditë më parë në Velipojë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P.K. Ky i fundit e kishte braktisur mjetin e vjedhur në fshatin Hajmel të Vaut të Dejës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin P. K., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 13.08.2023, në fshatin Pulaj, Velipojë, ka vjedhur automjetin e shtetasit Xh. H. Automjeti është gjetur i braktisur në fshatin Hajmel, Vau i Dejës. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat