I shpallur në kërkim, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër për kultivim të kanabisit

Shkodra

I shpallur në kërkim, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër për kultivim të kanabisit

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar nga fshati Pepaj, Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, është vënë në pranga.

Më herët policia në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”, ka bërë të mundur gjetjen e asgjësimin e 245 bimëve kanabis më 9 korrik, të cilat ishin kultivuar në 4 miniparcela rreth banesës së 33-vjeçarit L.C në fshatin Pepaj.

33-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat