Mafia Ruse i dha gradën hajdut, gjykata e Shkodrës mbyll 40 ditë në burg Igor Kokunov: Kam probleme me Putin

Shkodra

Mafia Ruse i dha gradën hajdut, gjykata e Shkodrës mbyll 40 ditë në burg Igor Kokunov: Kam probleme me Putin

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 12:37
Igor Kokunov

Igor Kokunov, shtetasi Rus i kapur në pikën kufitare të Muriqanit rezulton të jetë anëtar i një fraksioni mafioz në Moskë. Sipas kartelës së kuqe të publikuar nga drejtësia Ruse, ai mban gradën “Hajdut” titull që e ka marë nga komisioni i mafies Ruse.

Pak ditë më parë Gjykata e Shkodrës, ka vendosur për Igor Kokunov të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 vjeçar. Ky afat është lënë si periudhë kohe në mënyrë që Drejtësia Ruse, të sjellë në Shqipëri kërkesën për ekstradimin e tij në Moskë.

Ai akuzohet për vepra të rënda që parashikojnë dënim mbi 15 vite burgim.

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, Igor Kokunov, ka pranuar se ka probleme me drejtësinë në Moskë, por proceset penale janë stimuluar për shkak të marëdhënies jo të mirë që ka ai me rregjimin diktatorial të Presidentit, Vladimir Putin.
Ivanov, ka pretenduar se donte të hyntë në territorin Shqiptar për qëllime turistike dhe se nuk kishte asnjë dijeni se ndaj tij ishte lëshuar një mandate arresti nga gjykata e Moskës.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, Igor Kokunov,është mbyllur në burg me afat 40 ditor. Ai mbrohej nga dy avokatë shqiptarë ndërsa në sallën e gjyqit, kanë shfaqur interes dhe dy shtetas, të mbëritur posaçërisht në Shqipëri nga Mali i Zi.

Gjatë qëndrimit në burg, Igor Kokunov, ka shfaqur probleme me shëndetin, duke bërë që avokatët e tij, të depozitojnë një kërkesë për transferimin e tij drejt spitalit të burgut në Tiranë.

Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu si "Vasya Bandit", u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga “arresti shtëpiak” në pritje të gjykimit, njoftonin gazetat ruse.

Kokunov, akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.
“Vasya Bandit” u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve nërajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat