Banori largon kurorat e vendosura nga Beci në memorialin e Postribës

Shkodra

Banori largon kurorat e vendosura nga Beci në memorialin e Postribës

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Në ceremoninë përkujtimore të 77-vjetorit të kryengritjes së Postribës për herë të parë një kryebashkiak i majtë vendos kurora në memorialin e vendosur në fshatin Postribë.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga një banor i cili në mënyrë demostrative ka larguar kurorat nga memoriali menjëherë pas vendosjes së tyre.

“O Benet nuk ke nevojë të vish. Ata më kanë pushkatuar gjyshin. Nuk kanë nevojë të vijnë sot të vendosin kurora.

Nuk ka nevojë ai të vërë kurora se më kanë vrarë gjyshin,” – u shpreh i revoltuar banori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat