I gjendet 47 kg duhan të grirë në bagazhin e makinës, kapen tre shtetas në Shkodër

Shkodra

I gjendet 47 kg duhan të grirë në bagazhin e makinës, kapen tre shtetas në Shkodër

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Tre persona janë kapur në Shkodër. Kjo pasi në makinën e tyre, blutë kanë gjetur 47 kg duhan të grirë, të cilin do ta shisnin.

Shtetasit nuk ishin të lincesuar dhe si pasojë, ata po procedohen në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit, 59 vjeç, 51 vjeç dhe 38 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në 2 automjetet me të cilat lëviznin, u gjetën në total, 47 kg duhan i grirë, për prodhimin dhe shitjen e të cilit, këta shtetas nuk ishin të licencuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat