Përshtatën lokalin për përdorim dhe shitje kokaine, arrestohen babë e bir në Shkodër

Shkodra

Përshtatën lokalin për përdorim dhe shitje kokaine, arrestohen babë e bir në Shkodër

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të shtetasve N. K. dhe P. K. (babë e bir), në lagjen “Skënderbeg”.

Nga kontrolli, është konstatuar se ky ambient ishte përshtatur për përdorimin dhe për shitjen në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, të dy këta shtetas u arrestuan në flagrancë, si dhe u sekuestruan doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 22 vjeç, pasi u kap në këtë lokal, me disa doza të lëndës narkotike kokainë, me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat