Shkodër/ Më pak nxënës këtë vit shkollor, dy shkolla në Kelmend asnjë regjistrim në klasë të parë

Shkodra

Shkodër/ Më pak nxënës këtë vit shkollor, dy shkolla në Kelmend asnjë regjistrim në klasë të parë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 12:00
Foto nga vendi i ngjarjes

712 nxënës më pak janë ulur sivjet në bankat e shkollës në bashkinë e Shkodrës.

Vitin e kaluar ishin 16.506 në arsimin e mesëm dhe 9-vjeçar ndërsa sivjet, kanë nisur mësimin 15.794.

Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Brisela Kadija shprehet se uljes së numrit të nxënësve, nuk ka shkolla që rrezikojnë të mbyllen.

Ndërkohë në bashkinë e Malësisë së Madhe, në Kelmend, janë dy shkolla që nuk kanë asnjë nxënës të regjistruar në klasën e parë. Shkolla që rrezikojnë mbylljen në Pukë dhe Fushë Arrëz, në fshatrat e thellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat