Vetura përplaset me një motor, lëndohet një person në Shkodër

Shkodra

Vetura përplaset me një motor, lëndohet një person në Shkodër

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar në Shkodër pasi një veturë është përplasur me një motor.

Personi i lënduar është i moshës 33-vjeçare dhe sipas njoftimit të policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, në kryqëzimin e fshatit Golem.

Mjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç, njofton policia. 33-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet ekspertiza e grupit hetimor”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat