Dhunë psikologjike ndaj të atit dhe bashkëjetueses së tij, nën hetim një 27-vjeçar në Shkodër

Shkodra

Dhunë psikologjike ndaj të atit dhe bashkëjetueses së tij, nën hetim një 27-vjeçar në Shkodër

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Dhuna si psikologjike ashtu edhe ajo fizike akoma është prezente në familjet shqiptare.

Një 27-vjeçar është vënë nën hetim për dhunë psikologjike në familje.

Bëhet fjalë për shtetasin E.T banues në fshatin Boriç i Madh në Shkodër, ku sipas denoncimit që i është bërë, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babit të tij dhe bashkëjetueses së këtij të fundit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat