Vrasje në Shkodër/ 33-vjeçari u gjet i vdekur jashtë automjetit të tij, detajet

Shkodra

Vrasje në Shkodër/ 33-vjeçari u gjet i vdekur jashtë automjetit të tij, detajet

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje pranë Kishës së Hotit të ri në Shkodër ku Valter Fierza, 33 vjeç, mbeti i vrarë.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga bën me dije se 33-vjeçari është gjetur i vrarë jashtë automjetit të tij. Ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet të jetë konflikt i çastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat