U vra me armë zjarri, ky është 33-vjeçari që u gjet i pajetë nga familjarët në makinën e tij

Shkodra

U vra me armë zjarri, ky është 33-vjeçari që u gjet i pajetë nga familjarët në makinën e tij

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 00:33
Viktima, Valter Fierza

Personi që shihni në foto është Valter Fierza, i riu i cili mbrëmjen e kësaj të enjte (21 shtator)  u vra me armë zjarri në Shkodër.

33-vjeçari u gjet i ekzekutuar nga familjarët në makinën e tij  pranë kishës së Hotit të Ri, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë.

Deri tani nuk ka asnjë informacion për autorët, ndërsa policia thotë se janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e tyre.

Viktima nuk rezulton të ketë precedentë penalë dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fierza, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Shkodrës në një njoftim paraprak për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat