Dita pa makina/ Shkodër, vetëm me biçikleta në qytet

Shkodra

Dita pa makina/ Shkodër, vetëm me biçikleta në qytet

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 15:50
Foto nga vendi i ngjarjes

“Java Evropiane e Lëvizshmërisë” dhe “Dita pa makina” u mirëprit në Shkodër, qytetin rekord për përdorimin e biçikletave në vendin tonë.

Aktiviteteve dedikuar mjetit me të dashur lëvizës të shkodranëve iu bashkua i gjithë qyteti.

E dua Shkodrën, kam 5 ditë këtu dhe e kam vizituar këtë qytet edhe dy herë të tjera. Shpresoj që përdorimi i këtij mjeti të bëhet masiv, i gjithë qyteti të jetë i mbushur me biçikleta dhe brenda 10 viteve të gjithë përdoruesit të mbajnë kaskë mbrojtëse.”– tha Holger Nilsson, turist nga Suedia.

Kryebashkiaku Benet Beci, thotë se detyra e tyre është krijimi i kushteve që kjo tradite e bukur të ruhet edhe me fort.

“E kuptoni se çfarë energjie ka sot qyteti. Detyra jonë është t’jua bëjmë këtyre fëmijëve gati qytetin”- tha Benet Beci, kryetari i Bashkise Shkodër.

Gjatë muajve të verës, qytetit të Shkodrës, i janë shtuar 3 rrugë e para dedikuar vetëm biçikletës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat