Po transportonin 3 emigrantë indianë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

Shkodra

Po transportonin 3 emigrantë indianë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Shkodër, teksa u kapën duke transportuar me një automjet, 3 emigrantë të paligjshëm nga India.

Të rinjtë, 21 dhe 25 vjeç, u lokalizuan nga policia në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Dobër.

Pas kontrollit në automjetin e tyre tip “Volkswagen”,  u konstatuan 3 emigrantë nga India, të cilët po transportoheshin, kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme, me destinacion vendet e BE-së.

Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 150 euro të dyshuara të përfituara nga transportimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat