Po peshkonin në Liqenin e Shkodrës me mjete të ndaluara, nën hetim dy persona

Shkodra

Po peshkonin në Liqenin e Shkodrës me mjete të ndaluara, nën hetim dy persona

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Dy persona janë proceduar penalisht, pasi u kapën në flagrancë duke peshkuar në Liqenin e Shkodrës, duke peshkuare me pajisje që furnizohen me energji elektrike.

Këto pajisje janë të ndaluara për shkak të rrezikut që kanë.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti lundrues dhe pajisjet që shërbenin për peshkimin paligjshëm.

Dy shtetasit, 52 vjeç dhe 36 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, akuzohen për veprën pënale “Peshkimi i ndaluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat