Rrjedhja e gazit në Shkozë, tre persona në pranga

Shkodra

Rrjedhja e gazit në Shkozë, tre persona në pranga

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar për ngjarjen e djeshme në Shkozë, ku rrjedhja e gazit në një pikë karburanti shkaktoi panik në zonë.

Polica thotë se të arrestuarit janë administratori, menaxheri dhe një punonjës i pikës.

Ata dyshohet se kanë shkelur rregullat e punës për lëndët plasëse dhe djegëse, veprim i cili, dyshohet se çoi në dëmtimin e tubit dhe rrjedhjen e tij.

Sipas policisë, subjekt në rrugën “Sadik Petrela” ishte i palicensuar për tregtimin e hidrokarbureve.

Nga hetimet ka rezultuar se shoferi duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar tubin dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi. Ndërkohë edhe administratori ka përdorur pajisje, të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat