Ndryshime në kupolën e Policisë së Shkodrës, kush ikën dhe kush vjen

Shkodra

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shkodrës, kush ikën dhe kush vjen

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Ndryshime në Policinë e Shkodrës. Gazetari i Abc News, Simon Shkreli raporton se është larguar nga drejtimi i Policisë së kryeqendrës së veriut Ervin Hodo, ndërsa postin e tij do ta marrë Edmond Sula.

Sakaq, Ervin Hoda do të emërohet drejtor i Krimeve të Rënda Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka thënë se Policia e Shtetit do të shkojë drejt vetëpastrimit, ndërsa vartësve u ka kërkuar të realizojnë të gjitha objektivat në sundimin e ligjit.

Pak ditë më parë pas një aksioni anti-drogë u vu në pranga kreu i komisariatit të Policisë së Laçit, Dritan Metaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat