Koçiu inspekton Poliklinikën e Shkodrës: Investimi mundëson standarde më të mira për 50 mijë qytetarë

Shkodra

Koçiu inspekton Poliklinikën e Shkodrës: Investimi mundëson standarde më të mira për 50 mijë qytetarë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 15:18
Poliklinika e Specialiteteve

Poliklinika e Specialiteteve “Bahri Kopliku” në Shkodër po vijon me procesin e rikonstruksionit tërësor, në kuadër të programit të rehabilitimit të infrastrukturës së kujdesit shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu Inspektoi nga afër punimet e këtij investimi në këto ambiente që do të mundësojnë standardet më të mira dhe krijimin e kushteve optimale si për stafin mjekësor, ashtu dhe për rreth 50 mijë qytetarë.

Ky investim i qeverisë do të bëjë që pasi godina të rehabilitohet plotësisht, të kalojë një transformim të poliklinikës dhe riorganizim të 13 kabineteve mjekësore të specialiteteve të ndryshme, sëmundjeve të brendshme, si dhe ekzaminime laboratorike e imazherike në: kardiologji, gastrohepatologji, reumatologji, endokrinologji, nefrologji, hematologji, pneumologji, pediatri, kirurgji, ORL, neurologji, onkologji dhe alergologji.

Ky institucion shëndetësor do të pajiset edhe me aparatura të reja mjekësore dhe diagnostikuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat