Vodhën një motomjet muaj më parë, identifikohet dhe shpallet në kërkim i riu në Shkodër

Shkodra

Vodhën një motomjet muaj më parë, identifikohet dhe shpallet në kërkim i riu në Shkodër

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 14:55
Policia

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin K. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 04.06.2023, ka vjedhur një motomjet. Vijon puna për kapjen e 26-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat