Blindohet Shkodra! Nis seanca për bosin e krimit Igor Kokunokov, rusi u arrestua në doganën e Muriqanit

Shkodra

Blindohet Shkodra! Nis seanca për bosin e krimit Igor Kokunokov, rusi u arrestua në doganën e Muriqanit

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 10:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Shkodër, po mbahet nën masa shumë të rrepta sigurie, seanca gjyqësore ndaj rusit, Igor Kokunokov, i arrestuar në muajin gusht në doganën e Muriqanit.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Moskës pasi 59-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Shkodrës është blinduar nga forca speciale, të ardhura nga Tirana.

Ai konsiderohet si një person shumë i rëndësishëm i botës së krimit në Rusi dhe në Serbi.

Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu me nofkën “Vasya Bandit”, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga “arresti shtëpiak” në pritje të gjykimit. Ai akuzohet për vepra të rënda që parashikojnë dënim mbi 15 vite burgim.

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në fillim të muajit shtator, Igor Kokunov, ka pranuar se ka probleme me drejtësinë në Moskë, por proceset penale janë stimuluar për shkak të marrëdhënies jo të mirë që ka ai me regjimin diktatorial të Presidentit, Vladimir Putin.

Ndërkohë që dalja e parë e tij përballë gjykatës së Shkodrës në fillim të muajit Shtator është ndjekur nga dy shtetas ukrainas.

Igor, ka pretenduar se donte të hyntë në territorin Shqiptar për qëllime turistike dhe se nuk kishte asnjë dijeni se ndaj tij ishte lëshuar një mandat arresti nga gjykata e Moskës.

Kokunov, akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.

“Vasya Bandit” u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat