Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 55 vjeçari në Shkodër

Shkodra

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 55 vjeçari në Shkodër

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Një 55 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për organizimin e lojërave të fatit.

Mësohet se 55 vjeçari organizonte lojëra fati në lokalin në pronësi të tij në lagjen “10 Korriku” dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se ai fshihte të ardhurat e përfituara nga ky subjekt.

Procedimi për dy personat e tjerë nisi pasi ata u kapën duke vënë baste sportive në këtë lokal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët që përdoreshin nga këta shtetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat