Edhe Shkodra goditet nga moti i keq! Era rrëzon pemët, rrëshqitja e dheut bllokon rrugët

Shkodra

Edhe Shkodra goditet nga moti i keq! Era rrëzon pemët, rrëshqitja e dheut bllokon rrugët

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 15:33
Foto nga vendi i ngjarjes

I gjithë territori bashkisë Shkodër që prej mëngjesit të sotëm është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta.

Gjatë paradites, si pasojë e erërave të forta janë regjistruar rënie të pemëve në disa zona të qytetit ku janë shkaktuar dëme materiale. Në Njësinë Administrative Shalë, është bllokuar aksi rrugor Ndërlysaj – Theth si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka njoftuar qytetarët se ka patur rrëshqitje të dherave në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”. Si pasojë ky aks rrugor është bllokuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë.

Ekipet e bashkisë Shkodër janë në terren për të menaxhuar situatat që mund të krijohen gjatë orëve në vijim.

Ndërkaq, punonjësit për mirëmbajtjen vijojnë të punojnë për pastrimin e aksit rrugor nga dherat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat