Automjeti me targa italiane përplas biçikletën në Shkodër, i aksidentuari u dërgua me urgjencë në spitali

Shkodra

Automjeti me targa italiane përplas biçikletën në Shkodër, i aksidentuari u dërgua me urgjencë në spitali

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 11:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet me targa italiane drejtuar nga një grua, ka përplasur një biçikletë në hyrje të qytetit të Shkodrës.

I aksidentuari u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, ku burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet e policisë rrugore shoqëruan në komisariat për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti, drejtuesen e mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat