Shkodra feston çlirimin/ Kremtohet zyrtarisht në 29 nëntor për herë të parë pas 3 dekadash

Shkodra

Shkodra feston çlirimin/ Kremtohet zyrtarisht në 29 nëntor për herë të parë pas 3 dekadash

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Ndodh për herë të parë pas 3 dekadash.

Në Shkodër kremtohet zyrtarisht 29 nentori si dita e çlirimit.

Kryetari i bashkisë Benet Beci së bashku me zyrtarë të tjerë lokalë e qytetarë të shkodrës nderuan të mërkurën kujtimin e të rënëve për lirinë e atdheut duke vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorve.

Përfaqësues nga opozita nuk pati.

Në këtë 79 vjetor të çlirimit as në Shkodër nuk munguan nostalgjikët dhe itharët e regjimit komunist.

Festime e ceremoni zyrtare për ditën e çlirimit nuk ka pasur në Shkodër që prej vitit 1992.

Qyteti në tre dekada është drejtuar nga të djathtët të cilët nuk e njohin 29 nëntorin si datën e çlirimit të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat