Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

Shkodra

Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe kapur një 31-vjeçar, i cili rreth mesnatës, përplasi me automjet, me pasojë vdekjen, një këmbësor 68 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë së një aksidenti në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, i cili ndodhi rreth mesnatës dhe pati si pasojë humbjen e jetës së shtetasit M. P., 68 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit që përplasi shtetasin M. P. (këmbësor), shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas, pas aksidentit, ishte larguar nga vendngjarja”, bëri me dije policia.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjetin tip “Peugeot” me të cilin ndodhi aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat