Aksident në Shkodër, shoferi përplas një makinë tjetër dhe largohet

Shkodra

Aksident në Shkodër, shoferi përplas një makinë tjetër dhe largohet

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 14:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në fshatin Mjedë të Shkodrës, ku një 46-vjeçar dyshohet se duke drejtuar një automjet tip “Audi”, të cilin e kishte marrë me qira ka përplasur një makinë tjetër dhe është larguar nga vendngjarja.

Personi N.N. banues në fshatin Mjedë përplasi automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin E. O., 26 vjeç, banues në Laç, thekson policia.

Autori është shpallur në kërkim nga policia dhe vijon puna për kapjen e tij.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. N., 46 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi dyshohet se duke drejtuar një automjet tip “Audi”, të cilin e kishte marrë me qira, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin E. O., 26 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit”, sipas policisë.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisën hetimet për shtetasin I. N., 42 vjeç, banues në fshatin Haraçin në Maqedoni.

Mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Hani i Hotit-Shkodër”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion dhe mjeti ka dalë nga rruga duke dëmtuar bordurat anësore të rrugës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thekson policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat