​“NeLiriDona”, marshim kundër dhunës ndaj grave në Shkodër

Shkodra

​“NeLiriDona”, marshim kundër dhunës ndaj grave në Shkodër

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:47
Pamje nga marshi

Të veshura në të zeza, me pankarta në duar dhe në heshtje, dhjetëra vajza dhe gra shkodrane marshuan sot në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shprehur solidarizimin e tyre për vrasjen e Liridona Ademajt në Sinidoll të Prishtinës, më 29 nëntor.

Teksa mbanin në duar një parullë ku shkruhej “NeLiriDona” shkodranët kërkuan barazi.

“Gruaja duhet të vlerësohet, ashtu si në traditën tonë ka pasur vendin përkrah burrit, si bashkëpunëtore për të krijuar një familje të lumtur dhe të bekuar”, u shpreh një nga protestueset.

“Duhet të luftojmë për të drejtat tona”, tha një tjetër.

“Duhet të japim sa më shumë mesazhe për njëra-tjetrën”, theksoi një zonjë në protestë.

Më pas gratë dhe vajzat e qytetit, mbajtën një minute heshtjeje dhe ndezën qirinj në kujtim të Liridona Ademajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat